Rozë

Monika Lubonja rrëfen zanafillën e prishjes së miqësisë së Sabianit dhe Ilirit

Big Brother Vip arriti t’i afrojë mes vete disa nga artistët shqiptar dikush miqësisht e dikush përtej kësaj.

Dy nga më të përfolurit e formatit për raportet e tyre miqësore janë Iliri dhe Sabiani të cilët konsideroheshin si ‘vëllezër’.

Mirëpo, raportet e tyre nuk vazhduan edhe gjatë jashtë shtëpisë së BBV. Për këto raporte së fundmi ka folur edhe mikesha e tyre Monika Lubonja, e cila nga fundi i formatit pat ftohur pak raportet me dyshen.

E ftuar në “Wake Up” aktorja ka folur mbi zanafillën e prishjes së këtij raporti.

“Unë e mendova pak a shumë, se ishim te Donaldi të ftuar dhe pashë një reagim, që pavarësisht ta themi Donald ke bërë gabim që më ke prerë nja dy batuta. Se ishin shumë pikante ato batuta. I thashë Sabianit, i cili në një moment tha ‘ça të them, ngela i habitur’. I thashë pse? Bëre videoklipin? Tha “po”. I thashë mora vesh se e kishe thirrur shokun dhe nuk të erdhi. Ai ngeli. Ngaqë ishim në regjistrim ngeli aq keq, e më tha ‘ku e more vesh?’. Po këtu merret vesh çdo gjë,”-është shprehur Monika.

Ju kujtojmë që mungesa e Sabianit në dasmën e Ilirit ngriti dyshime se gjërat mes tyre nuk janë më siç kanë qenë më parë. Teksa miku i tij festonte në Durrës, këngëtari ndodhej në Dhërmi duke darkuar me djalin e vogël dhe mikun e tij./Shqip.com