Monaco-Real Sociedad, Galatasaray-Marsielle, dy kryendeshjet e Europaligës

Europaliga do vazhdojë sonte, me gjiron e pestë të fazës së grupeve.
Përballje interesante priten të jenë Monaco-Real Sociedad dhe Galatasaray-Marsielle, shkruan Shqip.com.
Monaco do e presë në “shtëpi” Sociedadin, me fillim nga ora 21:0, në një ndeshje e cila mund të vendosë se kush do të jetë lider i Grupit B.
Francezët janë në vendin e parë, me tetë pikë, kurse spanjollët një pozitë më poshtë, me dy pikë më pak.
Francezët kanë 2 humbje dhe 2 fitore, në katër ndeshje të zhvilluara, ndërsa “baskët” kanë vetëm një fitore dhe tre barazime.

Sociedadi është në një situatë më pak të volitshme, pasi PSV-ja është vetëm një pikë prapa tyre dhe po e pret gabimin eventual – për ta shfrytëzuar.
Ndeshje e “zjarrtë” pritet të zhvillohet edhe në Turqi, me fillim nga ora 18:45.
Galata është lidere e grupit, pasi ka arkëtuar tetë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, kurse Marsielle, është në vendin e tretë, me katër pikë më pak.

Skuadra turke ka dy fitore dhe dy humbje, nga katër ndeshje të zhvilluara.
Kurse, francezët kanë katër barazime, asnjë fitore dhe asnjë humbje.
Nëse, Marsielle pëson humbje, atëherë gjasat e tyre për kualifikim tutje – në fazën me eleminim direkt do të marrin fund./Shqip.com