Rozë Ndërkombëtar

Momenti kur Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë një koncerti

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, është goditur nga një person me telefon në fytyrë, gjatë një koncerti në New York të dielën.

Në një video, e cila u vë virale shihet artistja duke kënduar në mes të skenës kur dikush e goditi me telefon nga publiku.

Pas kësaj, këngëtarja u ul në gjunjë menjëherë pasi dukej se kishte dhimbje.

Adhuruesit e muzikës së saj, kanë dënuar veprimin e personit ndaj këngëtares.

/Shqip.com