Momenti i Piques – fat në fatkeqësi
Publikuar:
(24.09.2022 20:35:14)

Banka rezervë është bërë rutinë për Gerard Pique-n.
Por, qendërmbrojtësit spanjoll i ka buzëqeshur fati – në fatkeqësi.
Dy shokët e tij të skuadrës, Jules Kounde dhe Ronald Araujo janë lënduar – dhe gjasat që Pique të jetë startues janë të mëdha.
34 vjeçari ka startuar vetëm dy herë në këtë sezon – dhe tashmë do e ketë mundësinë e tij.
Barça i zhvillon nëntë ndeshje -në tetor, dhe rrotacionet do të jenë më së të domosdoshme.
Pique ka kontratë me Barçën deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet pesë milione euro.
Ai kishte zbarkuar në Spanjë – në vitin 2014 – pasi katalunasit i paguan Manchester Unitedit pesë milionë paund./Shqip.com