Lajme

Momentet e para pas lirimit të tre zyrtarëve policorë që u kidnapuan nga Serbia

Tre zyrtarët policorë, të cilët u kidnapuan nga forcat serbe u liruan sot nga paraburgimi.

Sekretari në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka ndarë një foto në momentet e para të lirimit të policëve.

“Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, kishte shkruar Haxholli para lirimit të policëve sot në Facebook.

/Shqip.com