Skena huliganizmi në Francë
Publikuar:
(29.05.2022 23:16:08)

Saint-Etienne edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Ligue 1.
Në ndeshjen e barazhit – të luajtur sonte kundër Auxerre, kjo skuadër u mposht me rezultat 4-5 pas ekzekutimit të penaltive.
Teksa, fakti që do luajnë një kategori më poshtë i nevrikosi tifozët shumë.
Shumë prej tyre zbritën nga tribunat – në fushën e gjelbër për të sulmuar futbollistët dhe stafin teknik.
Mjetet piroteknike u vërejtën, teksa nuk dihet nëse ka pasur të lënduar.
Në videot që po qarkullojnë në Twitter, shihen pamje skandaloze të qindra tifozëve.
Kjo ngjarje – nuk do mbetet pa u dënuar nga organet kompetente, pasi diçka e tillë është e papranueshme të ndodhë në futboll, sidomos në këto nivele të garave./Shqip.com