Sport Ndërkombëtar

Moment historik, Genc Nuza gjykon ndeshjen e kualifikimeve për EURO 2024

Gjyqtari Genc Nuza, por edhe futbolli kosovar në përgjithësi ka marrë një super lajm nga UEFA, pasi ia ka besuar ndarjen e drejtësisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kjo është hera e parë që një gjyqtar i futbollit të Kosovës ndanë drejtësinë në këtë nivel. Nuza do të ndajç drejtësinë në sfidën Finlanda-San Marino, kurse do të ndihmohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

“Të nderuar miq, kam kënaqësinë të ndaj me ju edhe një tjetër arritje si gjyqtar ndërkombëtar i futbollit. Krahas Përfaqësues së Kosovës në futboll për herë të parë në histori të futbollit tonë, Kosova do të përfaqësohet edhe me gjyqtarë në ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’. Jam shumë i lumtur për një tjetër sukses dhe se ky emërim për ndeshjen Finlanda-San Marino dëshmon edhe njëherë vlerësimin e punës time profesionale nga ana UEFA-s. Krenar dhe i nderuar të jem gjithmonë gjyqtari i parë i Kosovës, i cili bënë debutime në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare ndër vite. Paraqitjet në stadiume siç është ‘Helsinki Olypmic Stadium’ me shumë histori,dikur ishin ëndërr tani janë realitet dhe se me punë do të synoj suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Së bashku me ekipin tim dhe kolegët nga Kroacia të cilët do të asistojnë nga sistemi VAR, uroj të kemi fat e sukses”, ka shkruar Nuza.

/Shqip.com