Lajme

Molliqaj: VV nuk ka interes që të vendosë drejtësi për Astrit Deharin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar që Vetëvendosja nuk ka interes të vendosë drejtësi për Astrit Deharin.

Sipas tij, kjo parti ka interes gjithçka tjetër, përveç se për këtë. Ai vlerëson se numri i njerëzve publikë që kanë dëshirë për të pasur drejtësi për Astrit Deharin është zvogëluar.

Ndoshta ka qenë më i madh, por edhe ata që kanë qenë goxha, janë zvogëluar. Ka tendencë për instumentalizim të rastit, kujtdo e kurdo që i konvenon. Veç shikojeni rastrin Abazi në fund dhe e kuptoni kush kë në fillim e akuzon që e kanë vrarë Deharin, e tash i akuzon këta të tjerët”, ka theksuar Molliqaj.

Kryetari i PSD-së tregon edhe dy arsyet se pse kjo çështje ka për të mbetur aktuale edhe për disa kohë.

“Mua më duket që ky rast ka për të mbetur aktual për dy arsye: që edhe pushtetet e kaluara që kanë përgjegjësi drejtpërsëdrejti për vdekjen e tij, se mua nuk ka kush që ma heq nga mendja që organet e drejtësisë, përfshirë edhe policinë në veçanti, kanë vepruar në arrestimin e 6 aktivistëve nën presionin e pushtetit për të vërtetuar se kinse kauzat e opozitës të asaj kohë janë terroriste, pra s’ka asnjë dilemë për këtë punë, ishte ngutia në arrestim dhe dështimi në mënyrë spektakolare i procesit gjyqësor”, ka deklaruar Molliqaj në Rubikon.

/Shqip.com