Lajme

Molliqaj: Shkarkimi i rektorit të UP-së veç çudi nuk mund të jetë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Pas shkarkimit të rektorit të UP-së, Naser Sahiti nga Këshilli Drejtues ka ardhur edhe reagimi nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Sipas Molliqajt, shkarkimi i rektorit të UP-së veç çudi nuk mund të jetë.

“Shkarkimi i Rektorit Sahiti, sado skandaloz e i papranueshëm, veç çudi nuk mund të jetë. Është pasojë logjike e mënyrës sesi bëhen gjërat nga Qeveria aktuale. Nuk kërkohet pajtim rreth mënyrës se si e shohim zhvillimin e arsimit. Nuk bëhet fjalë për ndikim. Jo jo, na duhet bindje e pakushtëzuar”

Molliqaj thotë se dija është nyje kyçe e totalitarizmit.

“Dija është nyje kyçe e totalitarizmit. Pa vulën e saj shkencore s’ka autoritet t ‘vërtetës. Për ironi, pushtetet e tilla e shpjegojnë botën përmes përplasjes së të kundërtave, por pushteti ynë është pastaj sinteza përfundimtare. Secili rast në histori na tregon se pushteti i tillë është edhe fundi i zhvillimit dialektik i dijes’

Konkursi për rektorin e UP-së hapet të hënën me 24 tetor.

/Shqip.com