Lajme

Molliqaj: Qeveria Kurti është e rrezikshme dhe antidemokratike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se “Qeveria Kurti është e rrezikshme dhe antidemokratike”.

Molliqaj tha se edhe nëse Kurti do të mbështetet nga SHBA kjo nuk do ta bëjë atë “demokrat”.

“Kritika për mungesë te demokracisë duhet të burojë nga Kosova e të rritet në Kosovë. Janë qytetarët e këtij vendi që do të pësojnë nga Projektligji që ia mundëson Partisë kontrollin mbi Këshillin Prokurorial”, ka thënë Molliqaj.

“Janë këta qytetarë qe do të penalizohen nga modeli bullgar që ka zgedhur Qeveria mbi konfiskimin e pasurisë së paligjshme. Këta duan të formojnë trupa arbitrare dhe jashtë sistemit prokurorial për të bërë hetime”.

“Vlerësimin mbi demokracinë duhet ta vendosin këto çështje. Demokrat je ose nuk je përballë njerëzve të Kosovës”.

Kosova nuk është ftuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin e Demokracive.

Opozita këtë e ka lidhur me ndryshim diskursi të SHBA-së ndaj Kosovës.

Për këtë akuzohet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. /Shqip.com