Lajme

Molliqaj: Pushteti na dëshmoi që luftën nuk e kishin me kërkesat e mësimdhënësve, dëshironte nënshtrim të tyre

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës në lidhje me grevën e mësimdhënësve.

Ai thënë se Qeveria dëshmoi që luftën nuk e kishin me kërkesat e mësimdhënësve, dëshironte nënshtrim të tyre

“Pushteti na dëshmoi që luftën nuk e kishin me kërkesat e mësimdhënësve. Pushteti dëshironte nënshtrim të tyre vetëm pse guxuan të kundërshtojnë pushtetin me kërkesa të drejta e legjitime” ka thënë Molliqaj.

Po ashtu Molliqaj ka thëne se Qeveria nuk kishte interes për kthimin e fëmijëve në shkolla por kishte për qëllim nënshtrimin e mësimdhënësve.

“Mosekzekutimi i pagave, ka të bëjë me atë se në këtë vend Qeveria është autoritet i padiskutueshëm edhe me ata që kanë kërkesa të drejta. Me këtë qeveri nuk ka as dialogu social”, ka thënë Molliqaj.

Kësaj duhet t’i përgjigjemi me rezistencë të organizuar, ka shtuar Molliqaj.

Dardan Molliqaj

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur edhe njëherë për grevën në procesin mësimorë.

Ajo në një intervistë në ATV, ka thënë se është definitive se ligji për greva neni 18 e përcakton qartë se a duhet të paguhen mësimdhënësit që kanë qenë në grevë.

“Është definitive se ligji për grevat neni 18 e përcakton qartë se për mos punë nuk ka pagesë, ne këtë e kemi diskutuar me shumë se një herë me kryesinë e SBASHK-ut” ka thënë fillimisht Nagavci.

Një kryesie e SBASH-ut me vite ka organizuar greva e kërkesa për greva, ka shtuar më tutje Nagavci.

Sipas Nagavcit, Mësimdhënësit u lanë në baltë nga kryesia e SBASHK-ut.

“Mësimdhënësit u lanë në baltë nga kryesia e SBASHK-ut, megjithatë mësimdhënësit do të paguhen në avanc brenda ditësh” ka thënë Nagavci.

Lidhur më këtë, Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri tha për Shqip.com tha se zëvëndësimi i orëve është vendim i një anshëm dhe se duan pagat dhe jo avans.

Po ashtu nga SBASHK-u gjatë ditës së sotme për Shqip.com kanë konfirmuar se ndaj Hekuran Muratit do të ushtrojnë kallëzim penal.

/Shqip.com