Lajme

Molliqaj merrë pjesë në protestën e veteranëve

Dardan Molliqaj- kryetar i PSD-së

Kreu i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj pritet që nesër të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL-ja.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Molliqaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Molliqaj përpjekja më e lavdishme e historisë sonë po luftohet.

“Përpjekja më e lavdishme e historisë sonë po luftohet. Ata që lanë peng jetën e tyre për lirinë tonë, sot po nëpërkëmben”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive përballë veteranëve.

“Kosova kurrë nuk ka pasur qeveri kaq agresive përballë veteranëve të UÇK-së. Kurrë s’kemi pasur të tillë pushtet që refuzon çdo kërkesë e nevojë të ish-luftëtarëve të lirisë, ndërkohë që u jep miliona bizneseve të mëdha e të fuqishme” ka thënë Molliqaj.

Prandaj ju ftoj sonte, që nesër të bëhemi bashkë. Të mblidhemi para Qeverisë e Kuvendit, në orën 09:30, në mbrojtje të veteranëve të UÇK-së dhe vlerave të luftës për liri ka shtuar më tutje Mollqaj.

Ndërsa sot gjatë ditës Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për Molliqaj./Shqip.com