Lajme

Molliqaj: Më 2 prill “Marshojmë për drejtësi”, në mbështetje të UÇK-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kryetari i Parisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka bërë të ditur se më 2 prillë do të marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas Molliqajt, fillimi i “Procesit” të Hagës nuk duhet të kalojë si një lajm i rëndomtë protokollar.

“Fillimi i “Procesit” të Hagës nuk duhet të kalojë si një lajm i rëndomtë protokollar. Për neve që besojmë se UÇK-ja nuk mund të gjykohet, ky është një proces i padrejtë pavarësisht verdiktit. UÇK është përpjekja-dëshmi. Marshojmë më 2 prill, si qytetarë të lirë, kundër qasjeve anakronike që gjykojnë përpjekjen për liri. Më 2 prill “Marshojmë për drejtësi”, në mbështetje të UÇK-së, në solidaritet me njerëzit që i kemi nën akuzë”, ka bërë të ditur Molliqaj.

Marshi “Marshojmë për Drejtësi” e organizuar nga Inciativa “Liria ka emër” pritet të mbahet më 2 prill duke filluar nga ora 14:00.

/Shqip.com