Lajme

Molliqaj: Kurti, sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik, leji inatet plotësoje kërkesën e punëtorëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për procesin e vettingut ka komentuar edhe sulmin e aktivistëve të PSD-së ndaj Hekuran Muratit.

Lidhur më këtë deklaratë ka ardhur edhe reagimi nga kreu i PSD-së.

Molliqaj ka thënë se Kurti sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik.

“Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion. Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve”, ka thënë Molliqaj.

Lexo edhe:
Kurti për aksionin e PSD-së: Nëse je kundër pakos, mund të ndërmarrësh edhe aksione të tilla

Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve, ka shtuar Molliqaj./Shqip.com