Lajme

Molliqaj: Kurti ia bëri dy dëme të pariparueshme Kosovës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas njoftimit nga Brukseli s’e është nënshkruar deklarata për të zhdukurit.

Molliqaj ka thënë se sot në Bruksel, Kosovës iu bën edhe dy dëme të pariparueshme nga Albin Kurti.

“1. Kosova u barazua me Serbinë, duke u trajtuar si dy palë të barabarta në krimet që janë kryer në vendin tonë. 2. Pranimi i termit persona “të zhdukur me forcë” në vend të atij “të zhdukur me dhunë” (që është term juridik i pranishëm në konventat kundër krimeve të luftës), shfajëson Serbinë si shtet nga përgjegjësia për zhdukjen e personave të pagjetur”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka thënë se në këtë takim nuk është arritur asnjë fitore për Kosovën, por sipas tij ka pasur vetëm degradim, koncesione dhe filma për qytetarët e vendit tonë.

/Shqip.com