Lajme

Molliqaj: Kurti do e zbatojë Asociacionin

Kryetari i Partisë Social Demokrate , Dardan Molliqaj është i bindur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta zbatojë Asociacionin.

Molliqaj ka thënë se duke e larguar njohjen nga Serbia dhe duke e vendosur Asociacionin në qendër, do fillojë ta zbatojë atë.

Më tutje Molliqaj ka thënë se në protestën e organizuar nga PSD-ja janë përfshirë edhe kundërshtimi i marrëveshjes edhe ajo që ai e quan papërgjegjësi e kryeministrit kundrejt premtimeve të tij.

“Ajo që neve na bën të ndihemi optimist është qe gradualisht po largohet mjegulla me të madhe. Kjo marrëveshje ka filluar të shitet si marrëveshje që në qendër e ka njohjen. Premtimi për njohjen nga Serbia po dihet që është larguar. Pos që u largu njohja nga Serbia dhe u vendos Asociacioni në qendër po ashtu u largua thuajse krejt mjegulla për njohjet nga 5 vendet anëtare të BE-së.Protesta i ka përfshirë edhe kundërshtimin e marrëveshjes edhe papërgjegjësinë e Kurtit karshi premtimeve të tij”, ka thënë Molliqaj në RTV Dukagjini.

PSD-ja organizoi protestë të shtunën, mirëpo në protestë nuk morrën pjesë shumë qytetarë.

Për këtë, Molliqaj thotë se protesta nuk ka dështuar ani pse pritshmëritë ishin më të larta.

“Në sytë e tonë nuk dështoi protesta, nuk është as e kënaqshme as e pritshme, por ajo nuk varet veç nga numri. Mesazhi i protestës u përcoll. Ka ende njerëz që kanë shpresë që marrëveshja do të sabotohet nga kryeministri Kurti”, shtoi ai.

/Shqip.com