Lajme

Molliqaj: Inflacioni në Kosovë është sikur në gjendje lufte,Qeveria rrinë e strukur

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me reduktimet e energjisë elektrike.

Molliqaj ka thënë se terri sot nuk është sikur ai i viteve të pas luftës, na vjen me shije të propagandës, terri është i barabartë për të gjithë

“Terri sot nuk është sikur ai i viteve të pas luftës. Na vjen me shije të propagandës: terri është i barabartë për të gjithë. Kosovës iu kthyen reduktimet pas afro 15 vitesh. Reduktime verës. Nëse dikush iu tregon se Qeveria s’ka faj, meqë kriza e çmimeve është globale, mos e kundërshtoni, vazhdojeni arsyetimin. Jo vetëm qe kriza është globale dhe e shkaktuar nga lufta e Ukrainës. Vetë lufta në Ukrainë është shkaktuar për t’i ngritur çmimet, ashtu që pas ngritjes së çmimeve Qeveria Kurti të ngulfatet nga brenda dhe të rrëzohet”, ka thënë Molliqaj.

Si bëhet që Shqipëria e ka shpenzimin më të madh verës, por atje s’ka reduktime?, ka pyetur Molliqaj.

“Kush po përballet me reduktime, meqë kriza qenka globale? Si bëhet që Shqipëria e ka shpenzimin më të madh verës, por atje s’ka reduktime. Pse nuk ka reduktime në Maqedoni, në Mal te Zi ose n’Serbi? Apo të gjithë janë pjesë e komplotit imperialist të bashkuar kundër Albinit”, ka thënë Molliqaj.

Inflacioni në Kosovë është sikur në gjendje lufte. Qeveria rrinë e strukur. Energjia është shtrenjtuar. Tash edhe reduktime. Shpejt pritet ngritja tjetër e energjisë. Çmimet e mallrave pastaj, ka shtuar më tutje Molliqaj./Shqip.com