Lajme

Molliqaj: Gjatë vitit 2022 përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar

Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka uruar të gjithë shqipëtarët për festën e vitit të ri.

Sipas Molliqajt, Gjatë vitit 2022 përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar.

“Viti që shkoi sfidoi çdo arritje tonën si shoqëri. Ishte vit i vështirë. Por një punë e madhe u kry, përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar. Ajo thërriste që fundi i vitit të interpretohej si sukses dhe përparim, në ndërkohë që ato ishin të munguara”, ka shkruar Molliqaj.

E prandaj viti i ardhshëm do të jetë vit i shpresës dhe organizimit, ka shtuar më tutje Molliqaj.

 

/Shqip.com