Lajme

Molliqaj bën thirrje edhe njëherë për tu bashkuar në protestë, kjo vizitë është e padëshirueshme

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj

Kreu i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka bërë edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e organizuar nga ana e partisë së tij me datën 21 shtator në ora 10:00.

Këtë thirrje Molliqaj e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Ju ftojmë që të jeni pjesë e organizimit, ndihmës dhe pjesëmarrës në kundërshtimin e vizitës së znj. Trendafilova. Kontributi i secilit është i nevojshëm, nga punimi i parullave deri tek ofrimi i trasportit, në mënyrë që kushdo që dëshiron të marrë pjesë, të mos privohet nga mundësitë”, ka shkruar Molliqaj.

Thirrja për Protestë

Vizita e znj. Trendafilova është instrument propagande. Përpjekja e saj për ta rehabilituar një proces të padrejtë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet të kalojë pa u vënë re. Kjo vizitë është e padëshirueshme, ka shtuar Molliqaj./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022