Mohamed Salah – lojtari i muajit në Premierligë

Golat dhe asistimet janë bërë rutinë për të.
Mohamed Salah është zgjedhur lojtari i muajit tetor në Premierligë, shkruan Shqip.com.
Sulmuesi egjiptan, ishte fenomenal në muajin e kaluar, duke duke qenë njeriu kryesor te “The Reds”.
29 vjeçari ka realizuar pesë gola dhe katër asistime, duke e dëshmuar edhe një herë se ky është një nga sezonet e tij më të mirë në karrierë.
Hera e fundit që një futbollist kishte kontribuar në nëntë gola brenda një muaji, ishte në vitin 2018, ndërsa autori ishte i njëjti, Salah.
Ndërsa, në përgjithësi, ai ka zhvilluar 11 ndeshje këtë sezonë në Premierligë, ndërsa ka regjistruar dhjetë gola dhe shtatë asistime.
Ndërsa, formë të lartë po kalon edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar pesë gola, në katër ndeshje të zhvilluara.
Por, përkundër formës së lartë dhe të vazhdueshme të tij, e njëjta nuk mund të thuhet për Liverpoolin.
Skuadra e udhehqur nga Jurgen Klopp, pozicionohet ne vendin e katërt në Premierligë, me 22 pikë të grumbulluara, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Ata kanë mbetur katër pikë prapa Chelseat, që është lidere./Shqip.com