Sport Ndërkombëtar

Modric përmend tre futbollistët e Realit që mund të zgjidhin ndeshjen

Sonte në “Etihad Stadium” do të përcaktohet dhe ekipi kundërshtar i Interit, me Real Madrid e Manchester City që do të përballen me njëra-tjetrën, për një “biletë” finaleje.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, i pranishëm ishte dhe “arktitekti” kroat i mesfushës së “galaktikëve”, Luka Modric, i cili thuri “elozhe” për shokët e tij të skuadrës, Vinicius Junior, Rodrygo e Camavinga, teksa i konsideroi si lojtarë me “peshë”, që mund të zgjidhin ndeshje të mëdha.

“Çdo vit ka yje të rinj në futboll. Sot janë Vinicius, Haaland, Rodrygo dhe shumë të tjerë. Vinicius dhe Rodrygo kanë treguar se mund ta zgjidhin këtë lloj ndeshjeje falë cilësisë dhe guximit të tyre në fushë”, ka thënë Modric.

“Camavinga? Ai po bën mirë dhe ka treguar se mund të luajë kudo, edhe nga krahu i majtë, një rol që nuk i pëlqen. Ka personalitet dhe është shumë i rëndësishëm në çdo pozicion që luan. Camavinga është rritur shumë që kur ka ardhur këtu dhe ka ende vend për rritje”, u shpreh në fjalën e tij, ish-fituesi i “Topit të Artë”.

/Shqip.com