Modric – nuk e mohon dëshirën që të luaj së bashku me Mbappen

E dëshiron që ta ketë bashkëlojtar
Mesfushori kroat, Luka Modric – nuk e ka mohuar dëshirën që Kylin Mbappe t’i bashkohet madrilienëve në afatin kalimtar të verës.
“Ne duam të luajmë me lojtarë të mëdhenj, Kylian është një prej tyre. Sigurisht, do të doja të luaja me të, le të shohim”, tha mesfushori i Blancos para gazetarëve.

Ai po ashtu shtoi se “është e vështirë të flasësh për lojtarë të tjerë, klubetzemërohen, mund ta interpretojnë keq, por nuk mendoj se ekziston një lojtar që nuk e dëshiron atë në ekipin e tyre”.
Mbappe – ka zhvilluar 23 ndeshje në këtë sezon të Ligue 1 – dhe është autor i 14-të golave.
Teksa, ka arritur që të regjistrojë edhe dhjetë asistime.

Në anën tjetër – paraqitje të mira ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve, ku në shtatë paraqitje – ka tundur rrjetën pesë herë.
23 vjeçari nuk e ka vazhduar kontratën me PSG-në dhe do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni. /Shqip.com