Modric ironizon me Mbappen
Publikuar:
(25.05.2022 11:01:51)

Paraqitjet në fushën e gjelbër i ka për çdo lavdatë – dhe tashmë po gjen kohë edhe për argëtim me intervista.
Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric ka ironizuar me Kylian Mbappe, kur është pyetur se a e do vazhdojë kontratën me madrilienët.
“Nuk kam rinovuar ende, por nuk do e bëj Mbappen. Shpresoj që klubi të mos ma bëjë këtë”, tha ai duke qeshur.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë. Unë e kam thënë shumë herë se dua ta përfundoj karrierën time këtu” shtoi Luka.

Mesfushori kroat ka zhvilluar 28 ndeshje në këtë sezon të La Ligës, teksa është autor i dy golave dhe tetë asistimeve.
Ani pse është 36 vjeçar – ai vazhdon të jetë i pazëvendësueshëm në mesfushë së bashku me Toni Kroos dhe Casemiron. /Shqip.com