Rozë

Moderatorja përmend të dashurin e Efit, shpërthen Mikela

Mikela

Që kur Efi është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka pasur shumë komente për jeën e saj private.

Gjatë një debati në “Fun Club”, Ilda Bejleri u shpreh se për Luizin dihen shumë gjëra, ndërsa Efit nuk i dihet asnjë gjë, përfshirë dhe emrin e të dashurit.

Me këtë rast, Bejleri ka bërë publike emrin e të dashurit të Efit i cili quhet Genci.

Ndërsa Mikelës, shoqja e ngushtë e Efit, nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe reagoi.

‘Të ngeli meraku tek i dashuri i Efit ty? Të paska ngelur pikë në zemër, s’ke gjë tjetër ku të kapesh, do patjetër këtë”, u shpreh Mikela.

/Shqip.com