Rozë

Moderatorja kosovare tregon se është ngacmuar nga futbollisti i Barcelonës

Elmira Sadrija,

Prezantuesja e sportit, Elmira Sadrija, së fundi është duke e marrë vëmendjen e mediave rozë.

Sadrija së fundi ka qenë e ftuar në emisioni ‘’Liberto me Resul Sinanin”, ku ka rrëfyer për jetën e saj profesionale dhe atë privatë.

Në pyetjen e drejtuar nëse është ngacmuar nga një figurë publike ajo ka dhënë detaje.

‘’Ngacmimi i fundit ka qenë në shtator të vitit të kaluar, kur unë kam arritur të bëhem lajm në Ballkan dhe pak më gjerë që nuk e kam kuptuar përse. Përmes followers në Instagram, kam pa që kam qenë në top lajmet në Kroaci, Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, edhe kjo ka pasur të bëjë me një futbollist të Barcelonës’’, u shpreh Elmira.

Ajo po ashtu ka treguar se ka punuar në media një kohë të gjatë pa pagesë, pasi që e ka dashur shumë./SHQIP.com