Rozë Ndërkombëtar

Adriana Lima zbulon gjininë e fëmijës së parë me partnerin Andre Lemmers

Modelja e famshme pritet së shpejti të bëhet nënë.

Adriana Lima, ka zbuluar se ajo dhe partneri Andre Lemmers do të bëhen prindër të një djali.

Adriana Lima dhe Andre Lemmers

Lima dhe familja e saj organizuan një ekspozite të madhe me tullumbace me fjalët “djalë” dhe “vajzë” në një video të postuar në rrjetet sociale.

Modelja kishte veshur një fustan ngjyrë portokalli me të kaltër deri në kyçin e këmbës, ku shfaqeshin edhe dy vajzat e saj Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, të cilat i ka me ish-bashkëshortin e saj, basketbollistin serb Marko Jaric.

View this post on Instagram

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Adriana në postim falënderoi të gjithë ata që e mundësuan momentin e zubulimit të gjinisë së fëmijës së saj të tretë.

Adriana Lima kishte treguar për shtatzëninë në shkurt të këtij viti./Shqip.com