Rozë

Modelja ruse për Don Xhonin: E kam këshilluar vazhdimisht të mos marrë lëndë narkotike

Don Xhoni dhe modelja ruse

Ariana Lirey ndonëse është me prejardhje ruse, por dashuria ndaj reperit nga Drenica e ka bërë të njohur edhe në trevat shqiptare.

Lidhja e tyre nuk zgjati dhe shumë dhe që nga momenti kur konfirmuan ndarjen, ata janë përmendur mjaft shpesh në mediat rozë.

Nuk ka shumë ditë që vet Ariana, pasi zbuloi se është në lidhje të re kërkoi nga mediat që emrin e saj mos ta përmendin krahë Don Xhonit.

Teksa mbrëmë siç duket është penduar ku në një storie në Instagram ajo ka folur për herë të parë për asyet e ndarjes nga Don Xhoni.

“E kam këshilluar vazhdimisht të mos marrë lëndë narkotike” u shpreh ajo në shkrimin e saj.

Postimi i saj i plotë, pa ndërhyrje:

“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është bërë diçka normale? Ai më sulmoi sot.

Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua pasi një filxhan fluturoi drejt meje dhe mund të më thyente kokën. Kishte momente agresioni më parë, por gjërat nuk shkuan shumë larg. Ai ka probleme me zemrën prej një kohe të gjatë dhe unë e zbulova këtë sot.

Stili i tij i jetesës i shkatërroi shëndetin. Tani pyetja është: Çfarë kam unë të bëj me këtë? Unë e kam këshilluar vazhdimisht që të mos marrë lëndë narkotike. Unë jam një grua dhe do ta mbroj veten time. Nëse në botën tënde kjo sjellje është normale për ty, duhet të konsultohesh me një psikiatër.

Të uroj shëndet, gjithsesi kjo histori është e mbyllur. Jini të sinqertë dhe të drejtë të gjithë. Ju përqafoj”, ka shkruar modelja ruse në Instastory.

Përkundër saj, reperi nga Drenica ende nuk ka zbuluar nëse ka filluar lidhje të re./Shqip.com