Rozë

Modelja ruse flet për ndarjen nga Don Xhoni: Mos flisni keq as për atë e as për mua

Në mediat rozë, po vazhdon të flitet për reperin kosovar Don Xhon dhe lidhjen e tij me modelen ruse Ariana Lirey.

Dyshja ditë më parë kanë deklaruar se gjithçka mes tyre ka përfunduar.

Por, kjo ka bërë që ndjekësit të tregohen më kuriozë për atë se çfarë ndodhi mes qiftit.

Ndërkaq, modelja ka reaguar prapë në rrjete sociale duke thënë se janë ndarë për shkak se janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se vendimin për t’i dhënë fund e ka marrë ajo.

“Të dashura media. Përpara se të shkruani për ndonjë gjë, jeni të sigurt për atë që shkruani 100 për qind. Ndarja jonë ishte vendimi i ynë, ose i imi. Për dikë është e rëndësishme jeta familjare, fëmijët dhe shtëpia, për dikë tjetër makinat, karriera dhe femrat. Ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi të ndryshëm.”

“As ai dhe as unë nuk jemi njerëz të këqij. Mos flisni keq as për atë e as për mua. Do të gënjeja nëse do të thosha që jam mirë. Jo, por do të përpiqem. Në fund, çdokush do të jetë i lumtur”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, reperi ditë më parë i kishte dërguar një mesazh, me anë të një postimi duke e këshilluar që të mos bënte drama në Instagram.