Rozë

Modelja Arta Nitaj ‘provokon’ nga palestra

Arta Nitaj, modelja e njohur shqiptare, vazhdimisht është e komentuar për paraqitjet e saj ekstra provokuese.

Bukuroshja nga Peja, është mjaft aktive në rrjetet sociale ku nuk mungojnë pozat e ndryshme provokuese.

Ajo njihet për dedikimin që ka ndaj palestrës, që si rrjedhojë e ka ndihmuar në formësimin e linjave joshëse të trupit.

Edhe dita e sotme e Artës nisi në palestër, nga ku edhe vuri në pah linjat atraktive në veshje sportive teksa dukej në formë të mrekullueshme.

Përndryshe, modelja u bë e njohur për publikun edhe me paraqitjet televizive, përveç në serialin “O sa mirë”, ajo sfidojë veten edhe në moderim.

Megjithatë, së fundmi aktivitet i saj është i bazuar kryesisht në rrjetet sociale, gjë që e ndihmon të jetë në qendër të vëmendjes.

/Shqip.com