Teknologji Auto

Modeli Kona vjen edhe në versionin elektrik

Hyundai ka prezantuar fotot se si do të duket modeli Kona që do jetë në shitje nga viti i ardhshëm dhe që me të gjitha gjasat do të jetë version elektrik.

Modeli vjen me dizajne të ndryshme në të gjitha anët e veturës.

Vetura elektrike do jetë një bateri standarde prej 48,6 kWh që ofron një distancë të vlerësuar prej 317 kilometrash me një karikim.

Mund të sjellë edhe një bateri prej 64,8 kËh, duke e zgjeruar rrezen lëvizjes në 418 kilometra.

Pavarësisht nga paketa, Kona Electric është e aftë për karikim të shpejtë prej 400 V, që mund të rimbush baterinë nga 10 në 80 përqind në 43 minuta.

Makina do të lëviz me rrota të përparme.

Por, do të ketë dy nivele; Limited dhe N-Line sportive.

I pari përmban motor katër cilindrash 2.0-litërsh me 147 kuajfuqi ose një turbo opsional 1.6-litërsh 195-hp, ndërsa N-Line merr motorin standard 1.6-litërsh turbocharged.

Motori turbo shton gjithashtu një transmision automatik me tetë shpejtësi kundrejt një CVT dhe lëvizja me të gjitha rrotat është opsionale.

Çmimi ende nuk është bërë publik, por gjasat janë që Kona me motor me djegie të brendshme të vij gjatë verës, kurse ajo elektrike gjatë vjeshtës.

/Shqip.com