Sport Shqiptar

MMA: Luftëtari shqiptar fiton për 10 sekonda

FOTO: Supersport
FOTO: Supersport

Pritej që sfida e titullit në MMA mes luftëtarit shqiptar Bernardo Sopai dhe Julian Lopez të zgjaste dhe të ishte e luftuar nga të dy sportistët.

Megjithatë, dueli nuk shkoi më shumë se 10 sekonda me Sopai që gjeti të papërgatitur Lopez dhe me një grusht në fytyrë hodhi në tapet kundërshtarin, shkruan Supersport.

U desh ndërhyrja e menjëhershme e arbitrit të sfidës, me fierakun që kërkoi të vazhdonte sulmin ndaj Lopez.

Por, shpejt u kuptua se ky i fundit ishte totalisht jashtë loje dhe se nuk mund të vijonte duelin e titullit.

Në këtë formë, Sopai mbrojti me sukses titullin duke e zgjidhur sfidën me siguri shumë më shpejt nga sa e kishte menduar.

/Shqip.com