Kulturë Kino

MKRS sot ndan çmimet vjetore për kinematografi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të mërkurën organizon ceremoninë për ndarjen e çmimeve vjetore për kinematografi.

Ceremonia do të fillojë në ora 18:00 në Kino Armata në Prishtinë.

Kujtojmë që vitin e kaluar Afrim Spahiu është shpallur fitues i çmimit kombëtare për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”, ndërsa regjisorja More Raça ka marrë çmimin vjetor për kinematografi “Bekim Fehmiu”.

Bekim Fehmiu ishte aktor shqiptar nga Kosova. Ai lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936 dhe vdiq më 15 qershor 2010 në Beograd.

Ndërkaq, Femiu është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë./Shqip.com