Kulturë Kino

MKRS rishpall konkursin për drejtor të Teatrit Kombëtar

Teatri Kombëtar i Kosovës
Teatri Kombëtar i Kosovës

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka rishpallur konkursin për drejtor të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Data e aplikimit do të jetë nga data 08.01.2022 deri me datën 22.01.2022.

MKRS, ofron mundesi të barabarta punesimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Personat që aplikojnë për këtë konkurs duhet që të kenë së paku shtatë vite përvojë pune profesionale dhe gjithashtu katër prej tyre në ndonjë pozitë udhëheqëse apo drejtuese.

Sipas MKRS, aplikacionet e dorezuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe ato të mangëta refuzohen.

Ndryshe, në nëntorin e vitit të kaluar, drejtor i përkohshëm i Teatrit Kombëtar ishte zgjedhur regjisori,Naser Shatrolli.

Konkursi i MKRS