Kulturë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Letërsi

Në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për letërsi për vitin 2022.

Juria profesionale e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i lexoi dhe i vlerësoi veprat dhe nominimet e pranuara në konkurs, vendosi:

Çmimi për Veprën me të mirë në Poezi “Ali Podrimja” i ndahet z. Sabit Bajraktarit për librin “ NOAH”. Librin NOAH e botoi Shtëpia Botuese ROZAFA.

Këto çmime u jepen personaliteteve të shquara për arritjet profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e tyre në avancimin e letërsisë.

/Shqip.com