Sport Shqiptar

MKRS ndan 178 mijë euro për organizimin e tri ngjarjeve sportive në basketboll

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar memorandum me Federatën e Basketbollit të Kosovës, për të ndihmuar organizimin e tri ngjarjeve sportive në vend.

Liga Unike, Junior NBA Liga në Kosovë dhe FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C do të organizohen këtë vite në Kosovë.

Ministria e Sportit për realizimin e këtyre projekteve ka ndarë vlerën financiare prej 178 mijë euro, ndërsa memorandumin e kanë nënshkruar ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

MKRS ka mbështetur organizmin e këtyre evenimenteve.

Liga Unike është kampionat i përbashkët ku garojnë klubet e basketbollit nga Kosova dhe Shqipëria, derisa Junior NBA është pjesë e programit të FBK-së për zhvillimin e basketbollit tek gjeneratat e reja.

Projekti i tretë “FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni C” është kampionat për të rinj nën moshën 16 vjeç që do të organizohet në Prizren nga 12 deri më 17 korrik të këtij viti./Shqip.com