MKRS me reagim publik për zgjedhjet në FFK
Zgjedhjet për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës – kanë sjellur shumë debate në publik.
Lidhur me këtë, një reagim zyrtar ka bërë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në këtë postim ndër të tjera është shkruar se “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po e ndjek me vëmendje rrjedhën e zhvillimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, veçanërisht debatet e fundit rreth respektimit ose jo të normave statutare të FFK-së në raport me procesin zgjedhor.
Kredibiliteti, gjithëpërfshirja, respektimi i normave të së drejtës si dhe mundësitë e barabarta në organizata e federata sportive, janë parimet udhëheqëse mbi të cilat Ministria e Sportit ndërton dhe promovon bashkëpunimin me këto federata/organizata”.
Zgjedhjet – do të mbahen me gjashtë prill – të vitit 2022.
Së fundmi – kanë qarkulluar lajme se edhe djali i legjendës, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri do kandidojë për këtë post – por diçka të tillë nuk është bërë ende zyrtare.
Aktualisht – kryetar i FFK-së është Agim Ademi.
Në zgjedhjet e fundit – kur Ademi e kishte marrë këtë post në vitin 2018 – ai ishte ishte kandidati i vetëm i propozuar, teksa kishte marrë 58 vota.
Asokohe të pranishëm kishin qenë edhe zyrtarë të UEFA-s dhe FIFA-s. /Shqip.com