Sport Ndërkombëtar

MKRS i licencon edhe tri federata sportive

Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani, pritën në takim udhëheqësit e këtyre tri federatave.

Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu, kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci, dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.

Lajmi konfimohet nga Ministria e Sportit, shkruan Shqip.com.

Ndërkohë, Federata më e madhe në vend, ajo e Futbollit, më e përfolura e ditëve të fundit, mbetet ende pa u licencuar pasi nuk i ka plotësuar ende kriteret.

/Shqip.com