Kulturë Kino

MKRS hap konkursin për drejtor të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka hapur konkursin për drejtor të Qendrës Kinematografike të Kosovës.

Sipas njoftimit, kandidatët duhet të kenë diplomë universitarë nga fusha e artit dhe kulturës.

Ndërkaq, duhet të ketë aftësi organizative e menaxhuese, ose kineast.

Drejtori emërohet me mandat katër (4) vjeçar me mundësi të rizgjedhjes edhe njëherë radhazi.

Data e aplikimit është nga data 24.02.2023, deri më datën 10.03.2023.

Aktualisht, QKK udhëhiqet nga zëvendësuesi i drejtorit Lum Çitaku

Këtu gjeni dokumentin e plotë të konkursit.

/Shqip.com