Kulturë

MKRS do të prezantojë veprat e fondit publik të artit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të prezantojë koleksionin e veprave të artit të blera me anë të thirrjes publike të vitit 2022.

Prezantimi do të bëhet përmes një ekspozite, e cila do të hapet më 20 dhjetor, në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

Hapja do të nis nga ora 19:00.

Ndërkaq, koleksioni do të jetë i hapur për publikun deri më 15 janar të vitit 2023.

Janë gjithsej veprat e 82 artistëve që janë përzgjedhur nga komisioni i MKRS-së për pasurimin e fondit publik të artit në Kosovë.

/Shqip.com