Kulturë

MKRS, do të ndajë çmimet vjetore në fushën e letërsisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në fillim të javës së ardhshme, do të ndajë çmimet vjetore në fushën e letërsisë.

MKRS, këto çmime do t’i ndajë në objektin e MKRS-së.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të gjitha përgatitjet për ndarjen e çmimeve në fushën e letërsisë, juria ka përzgjedhur laureatët, janë përgatitur vendimet dhe janë përgatitur po ashtu edhe plaketa dhe mirënjohjet”, ka thënë MKRS, në një përgjigje me shkrim për Shqip.com.

Çmimet vjetore, kanë qenë traditë të ndahen më datën 17 shkurt, mirëpo, sipas MKRS-së, për arsye të caktimit paraprak të agjendës shtetërore, ceremonia për ndarjen e këtyre çmimeve është shtyrë.

Vitin e kaluar çmimi për veprën “Azem Shkreli” i është ndarë shkrimtarit Mehmet Kraja, kurse  çmimi për veprën më të mirë për fëmijë “Vehbi Kika” i është ndarë Nexhat Hamilajt.

Gjithashtu, u ndan çmime për Ag Apollonin dhe Blerina Rugova-Gaxha.