Kulturë Kino

MKRS do të jap 300.000 euro për ndërtimin e një Biblioteke në Komunën e Shtimes

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu kanë nëshkruar memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një Biblioteke në Komunën e Shtimes.

Këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është mbështetja financiare për projektin e “Ndërtimit të Bibliotekës në Shtime”, projekt ky i cili pritet të implementohet përgjatë viteve 2022, 2023, 2024”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit MKRS do të jap mbështetje financiare në vlerë prej 300.000 euro për implementimin e projektit.

Ndërkaq, Komuna e Shtimes do të ofroj projektin zbatues si dhe të sigurojë lejet e nevojshme për ndërtimin e këtij objekti sipas legjislacionit./SHQIP.com