Sport Ndërkombëtar

Mkhitaryan shumë afër Interit

Henrikh Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan do e djersitë fanellën e Interit.

Sulmuesi armen nuk e ka vazhduar kontratën me Romën, dhe do t’i bashkohet neurazurëve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Henrikh Mkhitaryan ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Interit në lëvizje të lirë. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2024. Së shpejti do të shpallet edhe André Onana, ndërsa Romelu Lukaku do të jetë në Milano javën e ardhshme për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën”, ka shkruar Romano.

Mkhitaryan zhvilloi 31 ndeshje në sezonën e fundit me romakët, teksa ishte autor i pesë golave dhe gjashtë asistimeve.

Ai qëndroi në kryqyetin Italian për tre vite, teksa paraprakisht ishte pjesë e Manchester United. /Shqip.com