Sport Ndërkombëtar

Mkhitaryan: Me Mourinhon u sqarova shpejt, Pepe ndërhyri të më dëmtojë

Henrikh Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan ka vendosur të qëndrojë të Roma, ku do të duhet të punojë sërish me Jose Mourinhon, trajner me të cilin pati përplasje te Manchester United, shkruan Shqip.com.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, armeni pranoi se është sqaruar me Mourinhon dhe tani të dy bashkë duan të fitojnë me fanellën e “Giallorosëve”.

“Ajo që ndodhi në Manchester, mbeti atje. Unë dhe Mou u ulëm si dy njerëz të përgjegjshëm, folëm, u sqaruam dhe vendosëm të vazhdojmë të dy bashkë te Roma, për të provuar të fitojmë. Karriera mbaron shpejt dhe ato që mbahen mend janë trofetë, ndaj do të provojmë të ngremë lart titullin kampion’, u shpreh armeni.

Ish-lojtari i Arsenalit ka qenë një nga pika kryesore të formacionit të verdhekuqëve në dy sezonet e fundit, teksa përveç cilësive teknike, ka treguar edhe momente nervozizmi në fushë, të cilën e shfaqi në ndeshjen e fundit kundër Portos, ku u përfshi në një sherr me Pepen.

“E them qartësisht, që Pepe nuk ka bërë një ndërhyrje të rëndë, por një ndërhyrje për të më dëmtuar dhe për këtë u acarova shumë. Unë jam një lojtar që nuk dua të humb as në stërvitje, jo më në miqësore e ndeshje zyrtare, ndaj jap gjithçka kam kur zbres në fushë”, deklaroi Mkhitaryan.

32-vjeçari është pjesë e Romës që nga viti 2019 ku u transferua nga Arsenali.

Gjatë kësaj periudhe me klubin ai ka shënuar 21 gola në 55 paraqitje garuese për ta./Shqip.com