Sport Ndërkombëtar

Mkhitaryan është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Milanit dhe Interit

Futbollisti armen Henrikh Mkhitaryan është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Milanit dhe Interit.

Ai realizoi një gol në fitoren 2:0 të Interit. Por ky nuk ishte kontributi i vetëm i Mkhitaryanit.

“Ai jo vetëm që shënoi, por ishte i pandalshëm në mesfushë. Është kombinuar shumë mirë me Çalhanoglun kur skuadra është mbrojtur dhe ka bërë presing. Pasimi i tij ishte tepër i saktë dhe leximi i lojës nga ana e tij ishte i shkëlqyer”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

/Shqip.com