Lajme Udhëheqësit e disa institucioneve të Kosovës, në vende pune që kualifikimin e vetëm që kërkon është një batchelor në ekonomik ose juridik, brenda vitit fitojnë deri në 40 mijë euro.

Mjeku që shkollohet afër 20 vjet nuk paguhet as 1 mijë euro në muaj

Ilustrim

Për llogari, një mjek që kalon afër 20 vjet të jetës duke u shkolluar, paga vjetore e tij nuk i kalon 8 mijë euro.

Ndërsa udhëheqësit e disa institucioneve të Kosovës, në vende pune që kualifikimin e vetëm që kërkon është një batchelor në ekonomik ose juridik, brenda vitit fitojnë deri në 40 mijë euro.

Por, çudia nuk përfundon këtu.

Përkundër që disa ndërmarrje operojnë me humbje dhe pagat e tyre subvencionohen nga shteti, ata nuk e marrin mundin asnjëherë që t’i ulin të ardhurat e tyre.