Mjeku i Brazilit jep informacione për gjendjen e Neymar
Publikuar:
(25.11.2022 07:51:05)

Lëndimi i Neymar gjatë ndeshjes kundër Serbisë po krijon shqetësim të madh te brazilianët.
Mjeku i Kombëtares së Brazilit, Rodrigo Lasmar, ka folur për situatën pas triumfit 2-0 ndaj serbëve, me dy golat e Richarlison.
“Edhe me dhimbje, Neymar zgjati edhe 11 minuta në fushë dhe ky është një fakt i rëndësishëm që duhet marrë parasysh në evoluimin e situatës. Pësoi një ndrydhje në kyçin e këmbës, tashmë kemi filluar me trajtim. Duhet të presim 24 deri në 48 orë, tani për tani është e parakohshme të japim parashikime.
Ne do të jemi nën vëzhgim dhe do të ndjekim Neymar me grupin tonë të fizioterapistëve”, tha Rodrigo Lasmar.
/Shqip.com