Lajme

Mjeku flet për gruan shtatzënë që vdiq bashkë me foshnjën: Nuk ka pas neglizhencë mjekësore

Klinika e Gjinekologjisë

Policia e Kosovës njofton se një burrë ka raportuar të hënën e 24 janarit se për shkak të moskujdesit nga mjekët, ka vdekur bashkëshortja e tij shtatzënë, bashkë me fëmijën e saj.

E për këtë rast ka folur drejtori i klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismajli.

Ai për Shqip.com, ka deklaruar se e ndjera, të enjten e 20 janarit është pranuar në gjendje të rëndë në klinikën e Gjinekologjisë.

“Pacientja  H.R  është trajtuar gjatë tërë shtatzanisë tek unë. Gjendja e saj ka qenë stabile pa asnjë problem. Më 20.01.21 ka ardh nga materniteti i Ferizajt në javën e 36-të të shtatzanisë me gjakderdhje. Ka ardhë në gjendje të rëndë në ora 23.35”, thotë Ismajli.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli

Më tej ai thekson se H.R, i është nënshtruar një operacioni ku katër orë pas përfundimit të tij, i është përkeqësuar gjendja.

“Gjatë operacionit është reanimiuar me gjak dhe plazëm. Pas katër orëve i përkeqësohet gjendja. Ekipi operatorë ka hy prapë në sallë. Është reanimuar me gjak dhe është transferuar në MIQ për trajtim të mëtutjeshëm”.

Ndërsa, thekson se është bërë e pamundura që t’i ofrohet trajtimi i duhur.

“Nuk ka asnjë dilemë dhe asnjë arsye të mendohet në neglizhencë apo mosafrim të ndihmës mjeksore profesionale. Megjithatë për këtë le të vendosin organet e drejtësisë”, përfundon Ismaili.

Për këtë rast kanë filluar hetimet nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj./Shqip.com