Lajme

“Mjekët tu ik, Ministri në Amerikë” ,specializantët protestojnë para MSH-së

Një grup i specializatëve të mjeksisë kanë filluar protestën e para Ministrisë së Shendetësisë.

Me pankarta në duar dhe me mbishkrimet “Mjekët tu ik, Ministri në Amerikë”, “Spitalet pa mjekë, populli tu hiekë”, “Dje të heroizuar sot të harruar”, këta specializantë i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre kundrejt MSH-së.

Nga protesta e Specializantëve të Mjekësisë

Në janar të këtij vit, Specializantët e mjekësisë kishin protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak që siç kishin vlerësuar, diskriminimi ndaj tyre veç po thellohej.

Specializantët kishin kërkuar që edhe ata që janë me subvencione të marrin statusin e specializantëve të rregullt, të marrin pagë të dinjitetshme e që pagat të mos u vonohen.

Po ashtu, ata kishin kërkuar nga MSH-ja pagesat për kujdestaritë, por edhe që nëntë specializantët nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Shqipëria të paguhen e të mos mbesin pa asnjë cent.

Si dhe në rast të mosplotësimit të kërkesave të tyre, ata paralajmëruan protestë/Shqip.com