Lajme Ballkan

Mitsotakis në telashe, kryeministrit grek i ikin dy ministra nga kabineti

Ministri i Shtetit në Greqi, Stavros Papastavrou dhe zëvendëskryeministri, Janis Bratakos kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre së fundmi.

Mediat në Greqi kanë raportuar se dy zyrtarët i kanë paraqitur dorëheqjet e tyre kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili pranoi kërkesat e tyre dhe i falënderoi për bashkëpunimin.

Këto lëvizje në qeverinë greke vijnë në një moment kur kryeministrit Mitsotakis i është kërkuar dorëheqja, teksa opozita ka përgatitur një mocion mosbesimi.

/Shqip.com