Lajme

Mitrovicë: Rrahën një person, ka arrestime

Arrestim

Dy persona u arrestuan të dielën nga Policia e Kosovës pasi i kanë shkaktuar dëme të rënda trupore një personi në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë saktësisht rruga “Zahir Pajaziit”.

Sipas njoftimit të Policisë, incidenti ka ardhur pasi palët kishin  një mosmarrëveshje.

I sulmuari ka marrë tretman mjekësor, raporton Shqip.com

Ilustrim.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast janë identifikuar dhe janë arrestuar i dy të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Rasti po hetohet për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet më tej në njoftimin e policisë”. /Shqip.com